Programi Mobile & Cloud
Karakteristikat e programit
Bëhu autor i një aplikacioni Trajnimi Mobile & Cloud ka në fokus dizejnimin, ndërtimin dhe publikimin e aplikacionit tuaj mobile në Android apo në iOS. Gjatë trajnimit do të mësoni të përdorni teknologjinë cloud për të zhvilluar aplikacione në pajisjet tuaja mobile, që nuk janë gjë tjetër vecse aplikacione mobile, të cilat nuk janë të varura nga sistemet e funksionimit celular ose nga hapësira ruajtëse e pajisjeve mobile.
Kohëzgjatja: 8 javë / 32 orë
Pjesëmarrja: 2 hërë/javë
Kompetencat
Në përfundim të trajnimit, kursanti do të jetë i aftë të:
- Kuptojë dhe implementojë Python në projekte mobile dhe cloud.
- Zhvillojë ndërfaqe përdoruesi dinamike me jQuery.
- Krijojë mockups për aplikacione.
- Përdorë Django për ndërtimin e aplikacioneve të fuqishme web dhe mobile.
- Implementojë dhe menaxhojë REST API për shërbimet mobile dhe cloud.
- Vendosë aplikacione në Google Cloud dhe të kuptojë proceset e mirëmbajtjes së tyre.
Certifikimi
Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Internship
Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses trajnimin:
Pas përfundimit të trajnimit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.
Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse
Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.
Karriera
Pas përfundimit të trajnimit, kursantët mund të ndjekin mundësi punësimi në:
- Kompani të zhvillimit të aplikacioneve mobile dhe cloud.
- Si zhvillues të pavarur (freelancer).
- Projekte që fokusohen në zhvillimin dhe menaxhimin e shërbimeve cloud dhe aplikacioneve mobile.
1.Python x Mobile & Cloud
- Basic Syntax
- Variable Types
- Operators
- Decision making and Loops
- Numbers, Strings, Lists, Tuples, Dictionaries
- Functions, Modules, Files I/O
- Classes/Objects
- Regular Expressions
2.jQuery x Mobile & Cloud
- jQuery Mobile
- Json
- jQuery ajax
3.How to make an app mockup
- Build the data model
- jQuery Mobile Boilerplate
- List view representation
- Loading Pages
- Working with buttons
- Working with forms
- Mobilizing the apps to the devices with Cordova PhoneGap
4.Introduction to Django Framework
- Views and URLconfs
- Working with templates
- Working with models
- Working with forms
- Deploying Django
- Django Framework Laboratory work
- Start building the server and admin panel
5.Introducing the REST API
- Django REST Framework REST API
- Serialization
- Request and Responses
- Class Based Views
- Start building your REST Server Application
- Connect your App with the server
6.Google Cloud App Deployment
- Laboratory on app deployment to google cloud using GAE, GS, GSQL
- Start Client (Mobile App) communication with the Cloud Server (GAE)
- Advanced features (Facebook share, in -app purchases, push -up notifications and other app optimizat
- Application System Presentation
Trajnime të Ngjashme

Web Development Python
Një website perfekt në dizajn dhe funksionalitet. Python është një gjuhë shumë e njohur programimi, e cila përdoret në server për ndërtimin e aplikacioneve Web dhe jo vetëm. Kjo gjuhë programimi ka fituar popullaritet për shkak të sintaksës dhe lexueshmërisë së qartë. Program mjaft praktik si për fillestarët, ashtu edhe për ata që kanë njohuri në programim. Python është open source, që do të thotë se është i lirë për t'u përdorur, madje edhe për aplikime komerciale.

Fullstack MERN Technologies
JavaScript, gjuhë e përdorur për të shtuar dinamizëm në faqe. JavaScript është gjuhë programimi e thjeshtë e integruar me HTML, është open source dhe cross-platform. Gjerësisht e përdorur për t’iu ofruar klientëve eksperiencën më të mirë të përdorimit. Fullstack web developer profilizohesh duke përvetësuar JavaScript. Sipas statistikave çdo web ka 97,5% të implementuar JavaScript-in.

ASP.NET/ C Sharp
Microsoft ASP.NET është një framework zhvillimi, që përdoret për ndërtimin e faqeve dinamike, web service, dhe aplikacioneve robuste të përqëndruara tek databaza. Gjatë trajnimit do të mësoni se si të krijoni aplikacione windows duke përdorur C Sharp. Ju do të merrni njohuri dhe aftësi që do t'ju lejojnë të përmirësoni ndjeshëm performancën dhe shkallëzimin e aplikacioneve windows, duke përdorur visual studio. Fokusi i këtij trajnimi është të fitoni kompetencat e duhura në zhvillimin e aplikacioneve të internetit.