Programi ASP.NET/ C Sharp
Karakteristikat e programit
Microsoft ASP.NET është një framework zhvillimi, që përdoret për ndërtimin e faqeve dinamike, web service, dhe aplikacioneve robuste të përqëndruara tek databaza. Gjatë trajnimit do të mësoni se si të krijoni aplikacione windows duke përdorur C Sharp. Ju do të merrni njohuri dhe aftësi që do t'ju lejojnë të përmirësoni ndjeshëm performancën dhe shkallëzimin e aplikacioneve windows, duke përdorur visual studio. Fokusi i këtij trajnimi është të fitoni kompetencat e duhura në zhvillimin e aplikacioneve të internetit.
Kohëzgjatja: 8 javë / 32 orë
Pjesëmarrja: 2 hërë/javë
Kompetencat
Në përfundim të trajnimit, kursanti do të jetë i aftë të:
- Kuptojë dhe implementojë konceptet bazë të OOP duke përdorur C#.
- Krijojë aplikacione bazë dhe të avancuara në ASP.NET.
- Menaxhojë strukturën e projekteve dhe arkitekturën software në zhvillimin e aplikacioneve web.
- Zbatojë praktikat më të mira në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve ASP.NET.
- Krijojë aplikacione të sigurta dhe të optimizuara për performancë të lartë.
Certifikimi
Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Internship
Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses trajnimin:
Pas përfundimit të trajnimit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.
Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse
Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.
Karriera
Pas përfundimit të trajnimit, kursantët mund të ndjekin mundësi punësimi në:
- Kompani të zhvillimit software.
- Ekipet e zhvillimit të aplikacioneve web.
- Si zhvillues të pavarur (freelancer).
- Projekte që fokusohen në zhvillimin e aplikacioneve biznesore.
1.OOP concepts / C sharp
- Class
- Object
- Abstraction
- Encapsulation
- Inheritance
- Polymorphism
- Interface
2.CREATING A NEW ASP.NET WEB APPLICATION
- Creating a new project
- Creating a web form
- Add a image
- Insert a table
- List
- Save application
- Run application
3.C# Basic
- Data Types
- Variables
- Decision making (if, else)
- Loops
- Methods
- List, Array
- Exception Handling
4.ASP.NET
- Life Cycle
- Event Handling
- Server Side (Session, Cache, Request, Response etc)
- Server Controls (Validation controls, Data Source, Master Pages etc)
- Controls
- Managing states
- LINQ (Language Integrated)
- Primary key Constraints
- Foreign Key Constraints
- Cascading Referential Integrity
- Krijimi i Modelit të Databazës
- Autosize Selected Tables
- Ndërlidhja mes tabelave
- Krijimi i faqes Master
5.Software Architecture
- Layered Architecture
- Business Layer
- Data Access Layer
- Service Layer *
- Presentation Layer
Trajnime të Ngjashme

Web Design
Bëhu Frontend Developer për të krijuar atë që përdoruesi sheh në një browser. Web Design praktikohet si hapi i parë i një programuesi. Me përqafimin e teknologjisë, prezenca e klientëve online dhe blerjeve po shkon drejt rritjes. Në të njëjtën kohë rritet dhe kërkesa për një faqe dinamike, kreative. Faqet e bizneseve në Shqipëri janë në zhvillim, duke siguruar një treg të gjerë pune. Ky trajnim do t’ju mësojë çdo gjë që duhet të dini në lidhje me Web Design, duke përfshirë dizejnim, kontent dhe kodim.

Fullstack MERN Technologies
JavaScript, gjuhë e përdorur për të shtuar dinamizëm në faqe. JavaScript është gjuhë programimi e thjeshtë e integruar me HTML, është open source dhe cross-platform. Gjerësisht e përdorur për t’iu ofruar klientëve eksperiencën më të mirë të përdorimit. Fullstack web developer profilizohesh duke përvetësuar JavaScript. Sipas statistikave çdo web ka 97,5% të implementuar JavaScript-in.

Data Analysis
Analiza e të dhënave është procesi i përpunimit, interpretimit dhe zbulimit të informacioneve të vlefshme nga dataset të mëdha. Përdoret për të gjetur tendenca, marrëdhënie, dhe përvoja që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të informuara dhe strategjitë e biznesit.