Programi Data Analysis
Karakteristikat e programit
Analiza e të dhënave është procesi i përpunimit, interpretimit dhe zbulimit të informacioneve të vlefshme nga dataset të mëdha. Përdoret për të gjetur tendenca, marrëdhënie, dhe përvoja që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të informuara dhe strategjitë e biznesit.
Kohëzgjatja: 9 javë / 32 orë
Pjesëmarrja: 2 hërë/javë
Kompetencat
Në përfundim të trajnimit, kursanti do të jetë i aftë të:
- Zhvillojë analiza të dhënash duke përdorur mjetet më të përhapura në industri.
- Krijojë raporte dhe vizualizime që ndihmojnë në interpretimin e rezultateve.
- Aplikoje metoda statistike dhe algoritme për nxjerrjen e njohurive nga të dhënat.
Certifikimi
Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Internship
Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses trajnimin:
Pas përfundimit të trajnimit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.
Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse
Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.
Karriera
Pas përfundimit të trajnimit, kursantët mund të punësohen si analistë të dhënash në kompani të ndryshme ose të angazhohen si profesionistë të pavarur në sektorë të ndryshëm, si marketing, teknologji, financë, shëndetësi etj.
1.Hyrje në Analizën e të Dhënave
- Konceptet bazë të analizës së të dhënave
- Rëndësia dhe përdorimet e analizës së të dhënave në industri
- Mjetet dhe teknikat kryesore të përdorura
2. Hyrje në Bazën e të Dhënave
- Konceptet themelore të bazave të të dhënave
- Normalizimi dhe denormalizimi i të dhënave
- Roli i bazës së të dhënave në analizën e të dhënave
3. Skema Relacionare
- Çfarë është një skemë relacionare?
- Hartimi dhe përdorimi i skemave relacionare për organizimin e të dhënave
4. Diagrama ER (Entitet-Relacion)
- Konceptet bazë të Diagramës ER
- Krijimi dhe interpretimi i një Diagramë ER
5. SQL Server Management Studio
- Prezantim dhe përdorim i SQL Server Management Studio (SSMS)
- Navigimi dhe menaxhimi i bazës së të dhënave në SSMS
6. Hyrje në SQL
- Konceptet bazë të SQL
- Kryerja e query-ve të thjeshta: Select, Where
7. Funksionet SQL të Grupimit
- Përdorimi i funksioneve agregate
- Group By dhe Having
8. Query me ndërthurjen e disa tabelave
- Përdorimi i Join-et (Inner Join, Left Join, Right Join, Full Join)
- Subqueries, Exist/Not Exist, dhe Cases
9. Window SQL Functions
- Prezantim dhe përdorim i funksioneve të dritareve në SQL
10. Funksionet SQL String
- Përdorimi i funksioneve për manipulimin e stringjeve (Length, Upper/Lower, Trim/Ltrim/Rtrim, Concate
11. Funksionet matematikore
- Përdorimi i funksioneve matematikore në SQL
12. Funksionet Date-Time
- Manipulimi dhe analizimi i të dhënave Date-Time në SQL
13. View dhe Indexe
- Krijimi dhe përdorimi i Views
- Indexe për përmirësimin e performancës
14. Analizë e të Dhënave Duke Përdorur SQL
- Zbatimi i njohurive për të kryer analizë të përparuar të të dhënave
15. Vizualizimi i të Dhënave
- Prezantimi i të dhënave të analizuara në forma vizuale
- Mjetet kryesore për vizualizimin e të dhënave
16.Përdorimi i Tableau për vizualizimin e të dhënave
- Krijimi i dashboards dhe raporteve me Tableau
17. Zbatimi i Njohurive në Projekte Real-World
- Punë në projekte praktike që simulojnë situata të botës reale
Trajnime të Ngjashme

Web Design
Bëhu Frontend Developer për të krijuar atë që përdoruesi sheh në një browser. Web Design praktikohet si hapi i parë i një programuesi. Me përqafimin e teknologjisë, prezenca e klientëve online dhe blerjeve po shkon drejt rritjes. Në të njëjtën kohë rritet dhe kërkesa për një faqe dinamike, kreative. Faqet e bizneseve në Shqipëri janë në zhvillim, duke siguruar një treg të gjerë pune. Ky trajnim do t’ju mësojë çdo gjë që duhet të dini në lidhje me Web Design, duke përfshirë dizejnim, kontent dhe kodim.

Web Development Python
Një website perfekt në dizajn dhe funksionalitet. Python është një gjuhë shumë e njohur programimi, e cila përdoret në server për ndërtimin e aplikacioneve Web dhe jo vetëm. Kjo gjuhë programimi ka fituar popullaritet për shkak të sintaksës dhe lexueshmërisë së qartë. Program mjaft praktik si për fillestarët, ashtu edhe për ata që kanë njohuri në programim. Python është open source, që do të thotë se është i lirë për t'u përdorur, madje edhe për aplikime komerciale.

Fullstack MERN Technologies
JavaScript, gjuhë e përdorur për të shtuar dinamizëm në faqe. JavaScript është gjuhë programimi e thjeshtë e integruar me HTML, është open source dhe cross-platform. Gjerësisht e përdorur për t’iu ofruar klientëve eksperiencën më të mirë të përdorimit. Fullstack web developer profilizohesh duke përvetësuar JavaScript. Sipas statistikave çdo web ka 97,5% të implementuar JavaScript-in.